Çfarë ndodhi? Ronela Hajati dhe Alban Ramosaj përfundojnë në ‘Shihemi në Gjyq’
Rivaliteti i madh që u krijua mes këngës së Alban Ramosajt (Theje) dhe Ronela Hajatit (Sekret) në “Festivalin e Këngës” u duk se ndikoi në raportin miqësor mes dy artistëve.
Këngëtari nuk e mbështeti, të paktën publikisht, përfaqësuesen e Shqipërisë në Festivalin Europian, teksa ka deklaruar se ‘Festivali i Këngës’ është treguar racist dhe jo i drejtë në zgjedhjen e përfaqësuesit në Eurovision.
Ndërsa tezja e tij, Albërie Hadërgjonaj, deklaroi: “Me këtë(Rona Nishliun) nuk qeshi Evropa po na zbardhi faqen” pak pas finales së Eurovision. Teksa u shpreh se nëse nipi i saj, Alban Ramosaj, do kishte fituar “Festivalin e Këngës” do kishte prekur finalen.
Mirëpo së fundmi, një postim i papritur erdhi nga Ardit Gjebera i cili publikoi një foto të Ronelës me Albanin ku ndodheshin pranë njëri-tjetrit duke parë telefonin dhe ajo çka tërhoqi vëmendjen ishte mbishkrimi i fotos:
“Gati për shihemi në gjyq? Apo mos është efekti i dashurisë ‘magjike’”.
Madje në postim u vu re dhe komenti epik i Eni Çobanit e cila shkroi: “Një seancë nga ato që nuk harrohen”– duke etiketuar dy këngëtarët.
Nuk dihet saktësisht se çfarë po kurdisin dy artistët por në foto dyshja duken se janë duke përgatitur diçka dhe shpresohet ndonjë bashkëpunim në festivalin e përvitshëm i cili pritet të fillojë se shpejti, “Kënga Magjike”.
Ronela dhe Albani duket se kanë ruajtur gjithmonë raporte të mira me njëri-tjetrin pavarësisht zhurmës që u krijua gjatë periudhës së ‘Eurovision’-it.