
Çfarë ndodhi? ‘Panikoset’ Xhensila Myrtezaj, këngëtarja e njohur ka nevojë për ndihmë
Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezajka nisur ditën me një ‘panik’. Arsyeja sipas saj është vaksina e djalit të saj Amen.
Pasi ka shoqëruar vajzën e saj në kopsht, këngëtarja ka zbuluar se atë e ka kapur paksa paniku pasi djali i saj në ditën e sotme ka vaksinën e dytë.
Madje gjithashtu ajo kërkon një suport, një këshillë nga të gjitha nënat për të ditur se çfarë ato përdorin për të lehtësuar dhimbjet e fëmijëve pasi janë vaksinuar.
“Kërkoj suport nga të gjitha mamat ë cilat kanë eksperienca çfarë përdorin pas vaksinave”, ka shprehur ajo.
liberale.al