Çfarë ndodhi? Olta Gixhari shpërthen në lot dhe deklaron se mund ta lërë lojën në mes (Video)
Olta Gixhari është parë e shqetësuar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, pas spektaklit, duke shpërthyer në lot në krahët e Maestros, Armaldo Kllogjerit.
Ajo ka deklaruar se nuk mundet dot më të vazhdojë të qendrojë në lojë, pasi ka mall dhe sipas saj, gjithçka do varet nga vendimi i produksionit të shtunën.
E gjitha erdhi pasi gjatë spektaklit Arbana tha se vendimi se sa do zgjasë ky program do të thuhet të shtunën.
Arbana: Pse doni ta dini dhe pse pikërisht 3 muaj
Luizi: Si 3 muaj o Arbanë?
Arbana: Do t’jua them të shtunën që vjen
Olta: O Arbana po pse i keni marrë vendimet pa na pyetur
Arbana: Po kush të tha që është marrë vendimi mi Olta!
Ndërkohë në videot e shpërndara në rrjet, duket Olta teksa qan dhe Armaldo i qendron pranë.
Biseda:
Olta: Nuk e di pse po qaj
Armaldo: Ti je grua e fortë.
Olta: Jo jo
Armaldo: Cdo gjë e ka një sakrificë
Olta: Nuk mundem më. Mund të jem në hapat e para të asaj faze që…
Armaldo: Po ke duruar 3 muaj moj zemër
Olta: Do pres një herë deri të shtunën do shoh një herë sa do shkojë se ato mund të thonë dhe 3 muaj të tjera. Puna nuk është se po mendoj të iki. Tani unë kam hyrë në një fazë pak problematike, e di unë e njoh veten time shumë mirë
Armaldo: Që ti mund të shpërthesh e të dalësh nga vetja?
Olta: Jo jo se kam aty s’mban më truri jam shumë e ngarkuar
Armaldo: Të gjithë jemi si je ti
Olta: Kam shumë mall se di do shikoj një herë sa do zgjasi e nëse zgjat shumë do e lë.
Armaldo: ky prime nga e marta në të shtunë është vdekje
Olta: Vdekje është si 40 ditë më duket