Çfarë ndodhi në të vërtetë në martesën e parë të Meghan Markle?

Meghan Markle u martua me Trevor Engelson në vitin 2011, dhe para se të kurorëzoheshin e njihnin njëri tjetrin për 7 vite me rradhë. Ndarja e tyre asnjëherë nuk u komentua gjatë në media, mirëpo tashmë që Meghan është pjesë e familjes mbretërore kanë dalë disa detaje në dritë.

Tashmë ajo njihet si Dukeshë, pjesë e familjes mbretërore mirëpo Meghan Markle ka qënë e martuar më parë. Meghan u martua me Trevor Engelson në vitin 2011, dhe para se të kurorëzoheshin e njihnin njëri tjetrin për 7 vite me rradhë.
Ndarja e tyre asnjëherë nuk u komentua gjatë në media, mirëpo tashmë që Meghan është pjesë e familjes mbretërore kanë dalë disa detaje në dritë.

Mediat bëjnë me dije se martesa e tyre u shkëput për shkak të famës së papritur të Meghan që erdhi me rolin në serialin “The Suits”. Ata filluan të largoheshin qysh në vitin 2013 pasi Meghan u bë e famshme për rolin e saj.

Roli kryesor i Meghan si Rachel Zane në “Suits”, prishi ekuilibrin e fuqisë në marrëdhëniet e tyre, pretendojnë autorët e librit “Gjetja e Lirisë”.

Aktorja kaloi pjesën më të madhe të kohës me pjesën tjetër të ekipit në Toronto, Kanada, ku u filmua seriali, ndërsa partneri i saj jetonte në SHBA, dhe se ndarja gjithashtu kontribuoi në distancimin e tyre.

Martesa e tyre mori fund zyrtarisht në 2014 për shkak të “ndryshimeve të pakapërcyeshme” siç thuhet në letrat e divorcit.

(A.B)/Dosja.al