Çfarë ndodhi në sallën e lindjes që Tolga dhe Almeda vendosën të mos mendojnë për një fëmijë të tretë

Almeda e Tolga kishin biseduar për një fëmijë të tretë, por pas lindjes së Alinës kanë ndërruar mendjen. Almeda ka treguar në videon më të re të publikuar në kanalin e saj në Youtube se lindja e Alinës zgjati 16 orë dhe Tolga kur pa sesa vuajti ajo, i tha se nuk do të bëjnë më fëmijë të tretë.

“Tolga po mendonte për një fëmijë të tretë, derisa pa lindjen e Alinës”-tha Almeda. “Më vjen keq për ty, nuk do të të lodh më, e mbyllim historinë e fëmijës së tretë”-i ka thënë Tolga.

Almeda tregoi se shtatzënia me Alinën ka qenë më e vështirë sesa me Efehanin pasi ishte kohë pandemie, nuk mund të dilte nga shtëpia, i vinte për të vjellë dhe i flihej shumë gjumë.