Çfarë ndodhi me emisionin e tij dhe të Romeos në TCH? Donaldi zbulon të vërtetën e madhe
Dhurata e madhe që iu bë Donaldit kur ishte në BBV, ishte një emision bashkë me Romeon, prime-time, madje u zbulua edhe emri i emisionit “Më lër të flas”, të cilit iu bë një promo mjaft e bukur.
Por menjëherë pas mbarimit të BBV, u tha se Donaldi dhe Romeo kishin pakënaqsi ndaj asaj që dndohi në finalen e BBV dhe kishin prishur marrëdhëniet me Lori Hoxhën.
Ditët kaluan, promo e emisionit nuk po jepet më në TCH dhe të gjithë menduan që ky emision mbeti thjesht një promo e bukur dhe kaq. Dy vëllezërit Veshaj nuk kanë bërë asnjë reagim këtë periudhë. Mirëpo i zënë ‘kurth’ nga emisioni “Ndryshe” në Top Albania Radio, Donaldi zbuloi se shumë shpejt vjen programi që do të fillojë transmetimin në Top Channel.
Në emisionin e moderuar nga Salsano Rrapi dhe Adi Pojana është një rubrikë ku personazhe të ndryshme merren në telefon dhe iu bëhet një rreng. ‘Në rrjet’ këtë herë ka rënë Donaldi i cili ka marrë një telefonat nga gazetarja e emisionit e cila i tregoi idenë e një reklame biznesi ku Donaldi duhej të shtrihej në dëborë. Aktori u shpreh se i pëlqen shumë ideja, e sidomos slogani “Shkriu bora”.
Pas kësaj kur ju tregua se reklama do të transmetohet në çdo televizion shqiptar e sidomos në Top Channel ku do të jetë pjesë e çdo emisioni, Donaldi tha: “Me shumë mundësi do të jeni dhe tek ne sepse do sjellim diçka shumë të bukur në Top Channel”. Gazetarja i tha “Më bëhet qejfi, pasi me zor po e presim të gjithë”, e ky i fundit i tha: “Vjen shumë shpejt në Top Channel”.
Kështu ai ka konfirmuar se emisioni i tyre nuk është pezulluar dhe do vijë shumë shpejt në ekran. Ndërkohë, sipas Afterparty.al Donaldi dhe Romeo kanë qenë këto ditë në ‘Top Channel’, ku janë takuar me pronarët e gjithashtu kanë vëzhguar punimet e studios.