Çfarë ndodhi me Andin?! Jasmina tejmase e lënduar: Do them çdo gjë

Pikërisht kur menduam se çdo gjë po shkonte për mrekulli në marrëdhënien e Andit dhe Jasminës, e papritura ndodhi. Konkurrentja e “Për’puthen” ka habitur të gjithë ndjekësit në Instagram me deklaratat e fundit në rubrikën “Ask”. Ajo është shprehur se është shumë e lënduar dhe se do tregojë të hënën çdo ndjenjë rreth Andit.

Orët e vona të mbrëmjes së djeshme ajo ka publikuar një video të një makine në lëvizje ku duket vetëm timoni, brenda së cilës nuk dihej se kush ishte.

“Çifti më i ri në Për’puthen para 19 minutave,” shkruan Jasmina, duke lënë të kuptohej se në automjet ishte Andi me dikë tjetër.

E pyetur nga një ndjekës se çfarë ndoshte të thoshte bukuroshja brune me postimin, ajo tha “Atë që u nënkuptua. Lojërat jashtë”.

Më pas, Jasmina ka theksuar se është aq e lënduar se askush nuk e ka idenë.

Ndërkohë teksa të gjithë e pyesnin për Andin, ajo këmbënguli se të hënën do i thotë të gjitha.Vlen të theksohet se Jasmina ka fshirë çdo foto që kishte me Andin në Instagram.