Çfarë ndodhi? Luizi mërzitet me Kiarën: Bëj këtë, mos bëj atë, tani do shohim si është mos të të vij pas (video)

Kiara mori ditën e djeshme një surprizë tepër të bukur nga Luizi, i cili vendosi t’i këndonte për ditëlindjen e saj.

Dyshja u shfaqën tepër të lumtur, megjithatë duket sek jo lumturi nuk ka zgjatur shumë. Ditën e sotme ka ndodhur një debat mes tyre, nga i cili këngëtari është mërzitur dhe është distancuar nga meoderatorja. Madje ai ka thënë se tani Kiara do shohë se çfarë është të mos të të vinë nga pas.

Me veprimin e fundit, Luizi don t’i tregojë edhe njëherë banorëve që ai e ka ‘zënë’ Kiarën.Pasi ka shprehur çdo ditë pëlqimin për të, sot Luizi vuri tek pasqyra lart shtratit të tij, një poster me emrin Kiara.

Duke ndenjur në dhomën e gjumit, Luizi goditi me peshqir Kiarën, pasi kjo e fundit nuk ia futi rrobat në lavatriçe.Ai dhe më herët tha se Kiara, rrobat e veta nuk i bashkon në lavatriçe me rrobat e banorëve të tjerë.

Duke bërë shaka në dhomë, Luizi i gjuajti Kiarës në këmbë me peshqirin e tij të dushit. RONALDO dhe Luizi u përqafuan në dhomën e gjumit, ndërsa shkëmbyen edhe komplimente. E pranishme ishte edhe Kiara, e cila tha se dashuria ka shumë fuqi në shtëpinë e Big Brother Vip.

Luizi e mbështeti mendimin e Kiarës dhe i tha asaj se dashuria ka fuqi, por ajo ende nuk e ka kuptuar këtë gjë.Sipas Luizit, shtëpia ka rënë në qetësi që kur ai dhe Kiara kanë nisur të rrijnë bashkë. Ai i tha Kiarës se ka nevojë për gallatë dhe dush, dhe e ftoi atë që të lahen të dy njëkohësisht, në dy dushe të ndara, por Kiara refuzoi.