Çfarë ndodhi dje në “Për’Puthen? Ana iu ul në prehër Bledit, acarohen Efi dhe Mikela. Ja reagimi i dy konkurrenteve

Gjatë puntatës së sotme të emisionit “Për’Puthen” Bledi shprehu hapur pëlqimin për Anën, ndërkohë që po komentohej takimi i kësaj të fundit me Kriston. Deklaratat e Bledit habitën Efin dhe Mikelën.

Pasi i tha se do ta pyeste për familjen, Ana shkoi t’i ulej në prehër dhe thumboi Mikelën duke i thënë se kështu do rrijnë në takim, jo sipër pianos.

BISEDA

Ana: Çfarë do bëje për mua?

Bledi: Do mundohesha gjithçka të zbuloj, dhe më tepër nga ty.

Ana: Një pyetje.

Bledi: Pjesën e familjes, pjesën e nënës që mua më intereson kjo gjë. Jam vetë tip që i shoh gjërat më shumë.

Ana: Po këtë më pyet dhe unë do të të ulem kështu jo sipër pianos.

Efi i drejtohet Brunos: Nëse të intereson mendimi im, nuk më pëlqen.

Mikela: Djemtë këtu të lënë për të dëshiruar dhe të shkrefin fare.