Çfarë mund ta detyrojë një përjetësisht e lumturisht bjonde si Margot Robbie, të bëhet brune?
Margot Robbie-n jemi mësuar ta shohim bionde prej kaq vitesh që është pjesë e kinematografisë, por aktorja për rolin e saj të rradhës ka bërë një ndryshim. Margot është shfaqur brune, me flokë të shkurtra dhe një look ky i arrirë falë një parukeje.
Aktorja u fotografua në Los Angeles dhe jo të gjithë arritën ta njihnin.
Margot kishte veshur pantallona e këmishë të zeze dhe këpucë ngjyrë kafe.
Ndonëse për prodhimin e ri kinematografik ku ajo do të luajë nuk është zbuluar as titull e as datë lançimi, e sigurtë është që Margot do të luajë krah emrave të mëdhenj si Robert De Niro, Zoe Sadlana, Christian Bale, John David Washington dhe Rami Malek.