Çfarë mesazhi po i jepni atyre që po luftojnë me këtë sëmundje? Ndjekësit të revoltuar me banorët e ‘BBV’, ja çfarë i mërziti njerëzit jashtë

Nuk ka shumë kohë që kur “Big Brother” ka nisur e megjithatë është kthyer në kryefjalë të çdo media rozë.

14 banorë janë tashmë pjesë e shtëpisë më të famshme në shqipëri dhe konkurojnë për të fituar çmimin e madh 100 mijë euro.

Së fundmi, nisur edhe nga prova javore që ka vendosur “Big Brother” konkurentët kanë treguar historitë e tyre personale ose episode të dhimbshmë nga jeta e tyre. Banorët nuk kanë mundur të qëndrojnë indifferent ndaj tyre dhe kanë “shpërthyer” në lot.

Por lot kemi parë edhe në situata të tjera më pak dramatike dhe nga kjo duket se ndjekësit janë acaruar dhe kanë vërshuar me komentë kundër ketij drmaciteti.

“Pash zotin a kane hy per aktrim, për të fituar një rol në portokalli. E bënë BBV dramë”, shkruan njëri nga komentuesit.

“Çfare mesazhi po i jepni atyre që po luftojnë me këtë semundje? A janë në terezi këta, kanë gjithë ditën që hedhin video duke qarë… sa per drama çdo njeri ka të vetat po në tv duhen mesazhe sensibilizuese. Keto qarjet jane shumë te shemtuara”, vazhdon një tjetër komentues.