Çfarë mendon sot Sabri Fejzullahu për Flori Mumajesin dhe si qëndron e vërteta e konfliktit të tyre?
Artisti i njohur, Sabri Fejzullahu ka qenë pasditen e sotme i ftuar në programin ‘E diell’, ku është vënë përballë pyetjeve të ndryshme nga gazetari Ervin Kurti. Një ndër deklaratat që tërhoqi më shumë vëmendjen për klikimet e blera disa kohë më parë ka qenë ajo e Sabriut, ku gjatë intervistës në një program në Kosovë përmendi emrin e Flori Mumajesit. Pas këtij momenti erdhi dhe reagimi nga ana tjetër, pasi Flori vendosi t’i përgjigjet publikisht duke i thënë se nuk i kishte klikimet e këngëve të blera.
Ndërsa sot Fejzullahu ka sqaruar se e gjitha ka qenë një ngatërresë dhe se gjatë intervistës kishte dalë nga konteksti. Ai pohoi se Flori është një nga artistët më të mirë dhe që vlerëson më shumë. Më tej Sabriu tregoi dhe se ka shumë këngë të kompozuara nga Mumajesi, duke i mbyllur kështu njëherë e mirë spekulimet rreth kësaj situate.
Më tej ai pohoi se këshilla më e shpeshtë që i jep djalit të tij, Ermalit është që të dobësohet sepse dëshiron ta shohë siç ka qenë më parë, por kjo këshillë e mërzit paksa këngëtarin.
Në vazhdim të intervistës, Sabriu theksoi se disa nga emrat që pëlqen më shumë nga gjenerata e re e këngëtarëve janë Ledri Vula, Kida dhe Dhurata Dora. Fejzullahu e përmbylli këtë pjesë duke pohuar se ka shumë artistë të mirë, të cilët janë duke investuar në muzikën shqiptare./revistawho.com