Çfarë kimie mes motrave Khloe, Kendall dhe Kourtney!

Ato njihen për stilin e tyre të veçantë dhe guximin për të eksperimentuar me gjithçka. Është fjala për motrat e famshme Kardashian-Jenner. Khloe, Kendall dhe Kourtney kanë realizuar së fundmi një set fotografik mjaft seksi, ku shfaqen krah njëra-tjetrës në pozicione mjaft provokuese. Nga fotot vihet re se Khloe mbante veshur një “bodysuit”, ku i nxirrte në pah format e saj trupore. Ndërsa Kourtney, nënë e tre fëmijëve, kishte zgjedhur të pozonte me një fustan rrjetë, duke nxjerrë të pasmet e saj, shkruan Panorama Plus.Ndërkohë motra tjetër, Kendall u shfaq mjaft seksi me një fustan të kuq.