Çfarë ka ndryshuar tek Dojna pasi u bë e njohur? Moderatorja zbulon të vetmin detaj që ‘e urrente’ gjithmonë
Dojna Mema i ka kushtuar sërish kohë ndjekësve të saj duke ju përgjigjur pyetjeve që ata i kanë drejtuar në ‘Instagram’. Bukuroshja e ekranit ka zbuluar detaje interesante për jetën e saj që deri tani nuk i kishim ditur. Një prej ndjekësve e ka pyetur se çfarë ka ndryshuar në jetën e saj pasi u bë e njohur dhe Dojna me gjithë sinqeritetin që e karakterizon i është përgjigjur: “Përveç urbanit që nuk e marr më (e urreja dhe kur e merrja dikur), gjithçka ka mbetur njësoj”.
Më tej moderatorja e apasionuar pas radios dhe gazetarisë i është përgjigjur një tjetër ndjekësi që ka shfaqur kuriozitet për Dojnën si nënë në të ardhmen. Personi në fjalë e ka pyetur nëse do të donte që fëmijët e saj të bëhen gazetarë. “Në këtë jetë jo njëherë. As në jetën tjetër nuk do e kisha me qejf”,-shkruan ajo me shaka, megjithëse duket e bindur për mendimin që ka lidhur me këtë çështje.
Kujtojmë se Dojna mbylli me sukses drejtimin e edicionit të radhës të ‘The Voice Kids’ dhe së fundmi u shfaq në një klip muzikor si protagoniste. / revistawho.com