
Çfarë ka ndryshe në pamjen e Elisa Spiropalit?
Vitet e fundit është rritur kërkesa për buzëqeshjen perfekte dhe dhembet e bardhë.
Fasetat japin mundësinë për të pasur buzëqeshjen e ëndërruar në një kohë të shkurtër dhe pa cënuar rëndë strukturat dhëmbore. Shumë nga figurat e ekranit e kanë përmirësuar pamjen e dhëmbëve të tyre.
E duket se kësaj tendence nuk i ka rezistuar as Ministrja për Shtetin, Elisa Spiropali.
Politikania ka vendosur të përmirësojë pamjen e saj estetike duke vendosur faceta më të mëdha dhe më të bardhë se sa dhëmbët natyralë, duke patur kështu një imazh më të kuruar.
Në videon e fundit të saj në Instagram, Spiropali duket shumë ndryshe nga herët e tjera dhe duhet thënë se kjo ndërhyrje estetike i jep asaj një pamje më rinore.
View this post on Instagram
living.al