Çfarë ka ndodhur mes Armaldos dhe Luizit? Maestro flet për këngën e shumë përfolur mes të dyve

I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel, Armaldo Kllogjeri i ka treguar se si i ka marrëdhëniet me Luizin pas daljes nga “BBV2”.

Sipas Armaldos, ai ka marrëdhënie shumë të mira me të gjithë banorët e “BBV2” përveç me Luizin me të cilin i ka shkëputur kontaktet përfundimisht.

Armaldo Kllogjeri: Me Jorin dhe me pothuajse të gjithë banorët e kam mirë, përveçse me Luizin që i kemi shkëputur marrëdhëniet.

Edi Manushi: Nuk i ke keq, i ke shkëputur?

Armaldo Kllogjeri: I kemi shkëputur, kur ke një marrëdhënie të shkëputur, do të thotë që i ke të shkëputura.

Është përfolur gjatë për një bashkëpunim mes Armaldos dhe Luizit, por sipas maestros kjo gjë nuk do ndodhë dhe nuk i ka kërkuar kurrë që të bëjnë një këngë se bashku, thjesht ka qenë dëshira e fansave të tyre.

Edi Manushi: Po pse se ju do bënit dhe një këngë bashkë?!

Armaldo Kllogjeri: Unë nuk kam kërkuar asnjëherë të bëj këngë me atë.

Edi Manushi: Jo se e dëgjova diku që maestro…

Armaldo Kllogjeri: Dëshirë kanë fansat që të bëjmë këngë bashkë, por duhet t’ja lëmë kohës.

Top Channel