Çfarë i lidh Jorin dhe Luizin jashtë BB VIP?

Mbrëmjen e djeshme, teksa banorët kanë qenë në oborr, një deklaratë e Luizit ka tërhequr vëmendjen. Mes të qeshurash, ai ka ngacmuar Jorin duke i thënë që t’i tregojnë të gjithë banorëve si janë njohur ata kohë më parë. E vendosur në siklet ka buzëqeshur duke thënë që është diçka që ka ndodhur shumë kohë më parë.

Luizi ka vazhduar ngacmimet e në përfundim ka përmendur edhe Kiarën duke i thënë që nuk duhet ta linte vetëm.

Si Jori ashtu edhe Luizi e ndërprenë aty atë temë duke mos dhënë asnjë detaj më tepër. Mbetet për tu parë nëse ky moment do të sillet në vëmendje në spektaklin e së martës për të qenë të gjithë më të qartë.