Çfarë i ka bërë fytyrës? Madonna duket tërësisht tjetër njeri dhe fansat dyshojnë se këngëtarja ka bërë…

Pamja e fundit e Madonna-s i ka bërë të gjithë të dyshojnë se këngëtarja e famshme mund ta ketë tepruar me ndërhyrjet estetike në fytyrë.

Të gjithë e kanë vënë re ndryshimin në pamjen e këngëtares dhe nuk e kanë lënë pa komentuar online. Madje, në daljen e saj të fundit në koncertin “Pride”, ku u përfol për veshjen pa të brendshme, nuk kaloi pa u diskutuar edhe për transformimin e fytyrës, shkruan “Page Six”.

Ylli i muzikës po komentohet për ndërhyrje estetike prej muajsh, por ajo vetë në asnjë moment nuk ka pohuar të ketë kryer operacione.

Megjithatë, duket se nuk ka nevojë për konfirmim, pasi është mëse e qartë. As Madonna nuk i rezistoi dot trendit të ndërhyrjeve, edhe pse të gjithë mendonin se s’ka pasur kurrë nevojë.

Madonna është nënë e gjashtë fëmijëve: Lourdes, 24 vjeç, Roço, 20, David, 15, Mercy, 14 dhe binjaket 8-vjeçare, Estere dhe Stella.

Këngëtarja para pak kohësh u dedikoi atyre një tatuazh në trupin e saj, duke shënuar përjetësisht inicialet e emrave të tyre dhe të gjithë procesin e ndau vetë në llogarinë e saj në Instagram, pasi ky ishte edhe tatuazhi i parë që ajo bënte.