Çfarë i është dashur të bëjë Eranda Libohovës në projektin e fundit? Këngëtarja e zbulon me këtë video

Pak ditë më parë Eranda Libohova publikoi projektin e fundit muzikor te titulluar ‘Ego’.

Përveç tekstit dhe muzikës, vëmendjen e mori edhe videoklipi i këngëtares, e cila ka treguar me një video se çfarë i është dashur të bëjë për ta realizuar atë.

“Dita e parë e xhirimeve. I hymë lumit në këmbë për më shumë se 1 orë e 30 minuta, derisa erdhi “varka e shpëtimit” për të mbërritur në destinacion. U lodha, u shplodha, por ama kënaqësinë e mora”, ka shkruar Eranda krah videos ku shfaqet duke ecur së bashku me stafin që e shoqëronte.

Ky duhet të jetë një kujtim i bukur për këngëtaren, e cila pas lodhjes ka marrë përshtypjet më të mira nga fansat e saj për këngën.

revistawho.com