Çfarë i bëri bashkë? Oriola Marashi me ish-të dashurën e Malumës në Romë
Oriola Marashi është një nga modelet më të suksesshme shqiptare, fama e së cilës ka tejkaluar kufijtë e Shqipërisë që pas bashkëpunimit me firmën e njohur “Guess”. Fushata më e fundit e brand-it e ka çuar këtë herë bukuroshen 25 vjeçare në Romë.
Oriola është takuar në kryeqytetin italian me ish-të dashurën e Malumës, Natalia Barulich, me të cilën ka ndarë edhe foto në Shatërvanin e Trevit.
Natalia njihet edhe për raportin e ngushtë që ka me Neymar, e madje u spekulua dhe për një lidhje romantike mes dyshes por që rezultoi e pavërtetë pasi mes tyre ka vetëm miqësi.
Oriola ka shprehur mirënjohje dhe falenderime për themeluesit e firmës amerikane Guess, vëllezërit Marciano, duke theksuar se ëndrrat e saj janë bërë realitet.
“Çdo ditë është një bekim. Kalova një fundjavë të mrekullueshme në Romë për setin fotografik të fushatës magjike të Guess. Jam shumë mirënjohëse dhe ndjehem e bekuar që kam takuar njerëz kaq të mahnitshëm, miq që janë kthyer në familje, ëndrra që janë kthyer në realitet,” shkruan modelja shqiptare në postimin në Instagram.
Marashi ka sqaruar në fund se fotot janë bërë nga 29 vjeçarja Natalia, e cila gjithashtu ka publikuar foto me Oriolën në Instagramin e saj.