Çfarë ha përgjatë një dite Kate Middleton? Ja si ia del dukesha të duket aq elegante

Është e qartë që Dukesha e Kembrixhit ndjek një mënyrë jetese të shëndetshme.

Nga ato që dimë, Kate gatuan shpesh në shtëpi për William-in dhe tre fëmijët e tyre: Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis, sipas “Daily Mail”.

Por si ia del ajo të jetë gjithmonë në formë?

Çfarë ha Kate Middleton për mëngjes?

Kate dihet se është një adhuruese e madhe e smoothies për mëngjes, njësoj si kunata e saj Meghan Markle.

Sipas “Mail Online”, Dukesha ndërthur një kombinim të lakrës jeshile, spirulinës, matcha, spinaq, romain, cilantro dhe boronicë, për një pije të shëndetshme në mëngjes.

Me këtë kombinim, nuk është çudi që dukesha duket kaq rrezatuese. Kate gjithashtu për mëngjes preferon tërshërën.

Çfarë ha Kate Middleton për drekë?

Dukesha nuk është vegjetariane, por asaj kryesisht i pëlqen të hajë pjata pa mish për drekë.

Gjatë turneut mbretëror të saj dhe William-in në Indi, Shef Raghu Deora, i cili u ngarkua për krijimin e pjatave për çiftin mbretëror gjatë qëndrimit të tyre në Pallatin Taj Mahal, zbuloi se ai shërbeu një drekë me qebap perimesh dhe thjerrëza.

Kate dhe William janë adhurues të sushit. Ushqime të tjera të preferuara për Kate thuhet të jenë sallata me shalqi, tabbule, ceviche dhe gazpacho.

Çfarë ha Kate Middleton për darkë?

Dukesha në mbrëmje parapëlqen gjërat e pjekura në furrë ose makarona. Pula e pjekur dhe makaronat janë ushqimet e preferuara në familjen e Kembrixhit. Kate ka treguar se i pëlqen shumë erëzat dhe ushqimet pikante, prandaj e preferon shumë kuzhinën indiane.

Dukesha ha në përgjithësi ushqime të shëndetshme dhe mes vakteve zgjedh të konsumojë fruta.

Por në fund të fundit, Kate është si të gjithë ne. Edhe asaj i shijon të shohë një film apo shfaqje me disa kokoshka para.