Çfarë fshihet pas dasmës së papritur të stilistit të njohur

Valdrin-Sahiti-2

Këtij viti dasmash VIP do i shtohet edhe ceremonia martesore e stilistit të famshëm në Kosovë, Valdrin Sahiti, i cili ka vendosur t’i japë fund beqarisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Valdrini dhe e fejuara e tij Edita Ramadani i kanë mbajtur sekret detajet e dasmës së papritur, që do të organizohet këtë javë. Ndërkohë sipas mediave të Kosovës mësohet se çifti që për momentin janë në Los Angeles, së shpejti pritet të bëhen prindër.