Çfarë është erotomania?

Erotomania është një formë e pazakontë e të mashtruarit të vetes, në të cilën personi i prekur beson fuqimisht se një individ tjetër është i dashuruar me të.

Kjo gjendje zhvillohet dhe përforcohet pavarësisht provave të qarta për të kundërtën. Erotomania është e rrallë dhe zakonisht prek gratë më shpesh se burrat.

Mund të fillojë papritmas dhe simptomat zakonisht zgjasin për një kohë të gjatë. Objekti i afeksionit është zakonisht një person më i vjetër, i paarritshëm me një status më të lartë shoqëror, i cili mund të ketë pasur pak ose aspak kontakt të mëparshëm me erotomaniakun.

Erotomania ndryshe quhet sindroma e De Clerambault, pas psikiatrit francez që e përshkroi për herë të parë si një çrregullim të veçantë në 1921. Kjo gjendje shpesh është e lidhur me çrregullime të tjera psikiatrike, por mund të shfaqet edhe vetë.

Raportime të këtyre rasteve sugjerojnë se rrjetet sociale mund ta përkeqësojnë gjendjen dhe të shkaktojnë iluzione dhe më të mëdha.

Rrjetet sociale eliminojnë disa nga pengesat midis njerëzve të pa njohur dhe mund të përdoren lehtësisht për të vëzhguar, kontaktuar dhe ngacmuar këdo.

Disa studime sugjerojnë se erotomania ndonjnëherë vjen si një mënyrë për të menaxhuar stresin ose traumën ekstreme. Gjenetika gjithashtu mund të kontribuojë në zhvillimin e çrregullimeve delusionale.

Sjelljet e lidhur me erotomaninë përfshijnë përpjekje të vazhdueshme për të krijuar kontakte përmes kërcënimit, komunikimit me shkrim dhe sjelljeve të tjera ngacmuese.

Kjo mund të shoqërohet me një besim se objekti i dashurisë po dërgon mesazhe sekrete dhe personale.

Burimi: Medical News Today

Anabelmagazine