Çfarë është BRICS – dhe rendi i ri botëror që ai propozon?
Duke filluar nga NATO, BE-ja, OKB-ja apo edhe G7-ta, janë të gjitha blloqe, divizione apo aleanca të ndryshme që kanë vizatur prej kohësh peizazhin tonë gjeopolitik.
Por, kohët e fundit, vëmendja po kërkon të fokusohet gjithnjë e më tepër tek BRICS.
BRICS është një akronim që përfaqëson bllokun e përbërë nga 5 prej ekonomitë që shpesh referohen si superfuqi të ardhshme: Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut.
Javën e shkuar, liderat e BRICS-it u mblodhën për një samit virtual – nga ku secili shprehën propozimet e tyre.
Secili me një agjendë të tijën.
India ishte e fokusuar në interesat e përbashkëta ekonomike.
Rusia në anashkalimin e sanksioneve perëndimore.
Por Kina kishte atë më ambiciozen.
Kina tashmë dëshiron të kultivojë BRICS-in si një rival kryesor të Perëndimit – një forum për t’u përballur kokë më kokë me Shtetet e Bashkuara.
Për ta bërë këtë, sigurisht atyre iu duhet një koalicion shumë më i madh se vetëm 5 shtete.
Dhe kjo është pikërisht arsyeja pse propozimi më i rëndësishëm i Kinës ishte që ky bllok tanimë duhet të nisë të pranojë sa më shumë anëtarë.
Dhe 2 vende kanë aplikuar që tani dhe presin anëtarësimin.
Ato janë Irani dhe Argjentina.
Teknikisht të dyja i përshtaten profilit – ato janë ekonomi në zhvillim, janë të pasura në burime natyrore dhe nuk i ‘nënshtrohen’ sistemit perëndimor.
Mbi të gjitha ama BRICS po kërkon të kundërshtojë G7-ën dhe G20-ën. Në thelb, ata duan një rend të ri ekonomik botëror.
Në teori nuk tingëllon si diçka që nuk mund të realizohet. Një aleancë e re ekonomike mes disa shteteve me pikëpamje të përbashkëta nuk ka pse të jetë problem.
Por në terma më praktikë, si do të dukej ky rend i ri botëror në momentin që kjo aleancë ngre krye mbi superfuqitë aktuale – ato perëndimore?
Shanset janë, me shumë siguri, ky rend do të jetë shumë i ngjashëm me atë që sot ndodh në Kinë.
Dhe sigurisht askujt nuk do t’i pëlqente kjo.
Arsyeja pse Kina është udhëheqësi kryesor në këtë aleancë, është pikërisht fuqia e saj ekonomike.
Së bashku, PBB-ja totale e BRICS është pothuajse $27.5 trilion dollarë dhe Kina kontribuon në pothuajse 70% të këtij numri.
India – 13%, Rusia dhe Brazili 7% secila dhe Afrika e Jugut 3%.
Dhe në këtë pikë, duket e qartë se lista nuk do të ndalet vetëm tek këta të pestë, e as tek dy hyrjet e reja.
Sipas Kinës, ka një listë të gjatë anëtarësh potencial si: Egjipti, Turqia, Indonezia, Kazakistani, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Nigeria, Senegali, Tajlanda.
Disa prej tyre janë aleatët kryesorë të SHBA-së dhe kjo është pikërisht arsyeja përse Kinës i intereson që ata t’i bashkohen BRICS-it.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm rreth BRICS-it, është fakti se ata po krijojnë një monedhë të re krejt të tyren.
Një ide e ngjashme kjo me propozimin e shumë viteve më parë të ish-liderit libian Muahamar Gadafi i cili propozoi krijimin e një monedhe afrikane gjë e cila nuk u realizua kurrë.
Nëse kjo funksionon, 20 vite më vonë, do të shihnim një botë ku nga njëra anë do të kishim sisemet me ndikim perëndimor të udhëhequra nga valutat dollar-euro. Dhe nga ana tjetër, do të kishim rublën e Kinës apo Juanin rus, apo çfarëdo që do të jetë kombinimi që ata do të zgjedhin.
Sigurisht, askush nuk e di nëse deri atëherë, çdo valutë do të jetë kthyer ose jo në një format digjital, apo nëse Bitcoin do vazhdojë të ekzistojë si një entitet i veçantë apo do të jetë ndaluar tërësisht.
Asgjë nuk është më e sigurt rreth të ardhmes sonë ekonomike në këtë pikë.
Diçka ama, duket se është mjaft e qartë, dhe ajo është e vërteta rreth synimeve të Kinës. Ato janë mjaftueshëm të qarta.
Pyetja është, si duhet të përgjigjet bota?