Çfarë e lidh Yll Limanin dhe Arbana Osmanin?
Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Jo vetëm me videoklipe, por Yll Limani është mjaft aktiv dhe me koncerte të shumta në shumë vende si brenda dhe jashtë vendit. Dhe sigurisht që kuptohet se dhe pjesëmarrja dhe mbështetja e fansave është mjaft e madhe. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku, çfarëdo moshe që ata të kenë.
Së fundmi në rrjet kanë qarkulluar lajme se artisti këtë herë do të punojë për një projekt që ka një impakt më të madh, duke synuar të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovizion 2023. Mirëpo, duket se të gjitha këto lajme nuk janë të vërteta pasi ka qenë vetë këngëtari që me anë të një Instastory e ka mohuar pjesëmarrjen e tij.
Por, krahas këtij njoftimi një tjetër detaj na tërhoqi vëmendjen dhe është fakti se ai përmend Arbana Osmanin. Po, po mirë e dëgjuat! Edhe pse tanimë dihet marrëdhënia e mirë e Yllit me Top Median, duket se këngëtari ka një simpati të veçantë për prezantuesen edhe pse dedikimi i tij për Arbanën në këtë Instastory na duket paksa i çuditshëm dhe i dyshimtë. Një përgjigje nuk mungoi dhe nga Arbana.
Top Albania Radio