Çfarë duhet të vishni për pushime këtë verë?!
Ka gjithmonë vështirësi për të paketuar rrobat në valixhen e pushimeve në mënyrën më efikase të mundshme.
Ne të gjithë e kemi provuar, valixhja që qëndron e hapur në pritje, ndërsa jeni të zënë duke u zhytur thellë në qoshet më të errëta të garderobës tuaj për të tërhequr rrobat që nuk do të kishit ëndërruar t’i vishnit në shtëpi.
Por ndërsa përgatiteni të niseni për pushime, në bregdet, apo brigjeve të largëta ose terrenit të rrëmujshëm të festivaleve, çfarë duhet të bëni për t’u siguruar që të dukeni sa më mirë?
Kampingu nuk është ai që ka qenë. Tendat dhe sobat kompakte të kampingut nënkuptojnë se ka më shumë vend në atë çantë shpine për veshje serioze për festivale. Pantallonat e shkurtra me stampa leopardi nga KAPITAL kombinojini me çizmet e verdha deri tek kyçi i këmbës të Bottega Veneta-s që ofrojnë mbrojtje kundër shiut. Bluza me logo nga Sorry In Advance kthehet në ditët e lavdisë së Woodstock, veçanërisht e kombinuar me zinxhirin e ylberit nga Fry Powers me bazë në NYC. Gjumi nuk është gjëja kryesore në këto ngjarje, kështu që syzet e diellit janë një domosdoshmëri për të maskuar ato rrathë të errët poshtë syve. Përfundojeni kombinimin e veshjes me një çantë krahu të Acne Studios, për t’iu përshtatur të gjitha gjërave thelbësore të festës. Kur bateria e telefonit tuaj mbaron dhe ju keni humbur të gjithë miqtë tuaj nga rrëmuja, këto ngjyra të theksuara dhe printe optimiste nënkuptojnë se do të veçoheni nga turma e zakonshme.
2. Udhëtari aktiv
Pse të shkoni me pushime për t’u çlodhur kur mund të stërviteni? Çfarë kuptimi ka të pushoni kur koha larg tryezës suaj të punës paraqet një mundësi të rrallë për të thyer rekordin tuaj të përditshëm të numërimit të hapave? Kjo është një gardërobë për njeriun që vendos sportin përpara një cocktail-i Sangria. Veshjet që lejojnë ajrosjen, të lënë të marrësh frymë lirisht dhe që largojnë djersën janë të panegociueshme dhe akoma më mirë nëse janë aq tërheqëse sa pantallonat e shkurtra me printe tërheqëse. Dhe jeleku Wander ju mundëson xhepa të shumtë për ndonjë ‘snack’ proteinash dhe një busull.
3. Më i rafinuari i plazhit
Pantallonat e shkurtra kombinuar me një këmishë autentike të një stili të përjetshëm të markës Ikat, nga adhuruesi i printeve Erdem do të sigurojë që të jeni njeriu më me stil dhe me veshjet më me ngjyra në plazh. Një numër i madh i bizhuterive nuk do të ishte keq, markat éliou dhe Miansai janë të dyja zgjedhje të mira për të sjellë një qasje interesante dhe një pamje verore.
4. Eksploruesi i qytetit
Eksplorimi i qyteteve të reja kërkon përkushtim dhe këpucë të rehatshme, kështu që për një pushim në qytet pa stres, ju rekomandojmë të filloni veshjen tuaj nga poshtë lart. Këpucë të forta kamoshi nga Yuketen duhet t’ju japin mbështetjen që ju nevojitet, ato mund t’i vishni ose me ose pa çorape. Pantallonat e shkurtra deri tek gjuri do t’ju japin një pamje inteligjente dhe ‘casual’ dhe ngjani mjaft modern. Kur bëhet fjalë për t’u mbrojtur nga era kur perëndon dielli, King Kennedy Rugs ka krijuar një xhaketë xhins që duket 100 për qind festive, por që është mjaft praktike.
5. I huaji i sofistikuar
Varka të shpejta? Avion privat? Një helikopter që ulet për një qëndrim dy netë në një ishull grek të vogël, ku hyrja bëhet vetëm me ftesë? Nëse luksi me pesë yje është standardi juaj, ju doni rroba që të jenë të njohura dhe jo të dukshme, kështu që zgjidhni ngjyrat që janë të heshtura, bashkëkohore dhe të kombinueshme. Detajet delikate me shumë shtresa i japin këmishës me mëngë të shkurtra të Le 17 Septembre sasinë e duhur të veçorive të dizajnit të nënvlerësuar. Kombinuar me pantallonat e shkurtra të Umit Benan B+ dhe këpucët e thjeshta prej lëkure vegane nga OAS, ky është minimalizmi i stilit skandinav i kalitur me një qasje të sofistikuar./ Top Albania Radio