Çfarë duhet të keni parasysh për tendencat e kësaj vere? Këto janë gabimet që duhet të shmangni

Vera tashmë ka startuar dhe të gjithë gjendemi përballë dilemës se çfarë do veshim në këtë sezon dhe se si të kombinojmë ngjyrat e veshjeve me njëra-tjetrën. Të ftuara në emisionin “Jeto me Orën” Elona dhe Celiah dhanë disa këshilla si të vishemi që të dukemi sa më bukur dhe si të kombinojmë ngjyrat në harmoni me njëra tjetrën.

Një trend i këtij sezoni është veshja me thurje pasi është një veshje e lehtë dhe shumë verore, madje është një material shumë i mirë që mund të përdoret edhe për plazh.

Elona: “Materialin me thurrje do ta gjejmë këtë vit edhe në aksesorë si kapele apo edhe në jetën e përditshme jo vetëm në plazh. Një tjetër trend i këtij viti janë edhe korsetë e cila mund të kombinohet me një pal xhinse, mbi një këmishë ose edhe sipër një fustani.”

Sa i përket fundit të shkurtër të kombinuar më një këmishë dhe një pulovër sipër është sërish një trend i këtij viti, por diçka që thekson Elona është se kjo lloj veshjeje nuk i përshtatet çfarë do lloj trupi pasi mund ta veshin vajza shumë të holla me bel shumë të theksuar.

Ndërsa kthejmë vëmendjen nga shapkat dhe sandalet e këtij sezoni duket se modë do të jenë takat e trasha të cilat janë rikthyer në modë. ‘Sa i përket ngjyrave të sezonit, trendi i këtij viti do të jenë ngjyrat pastel si: e verdha, jeshile etj si dhe ngjyrat e forta si portokallia e fortë apo dhe roza e fortë. Një gabim që nuk duhet të bëjmë kur vishemi është se nuk duhet të kombinojmë më shumë se tre ngjyra”, tha ajo.