‘Çfarë dua unë me ty’! Fifi del në foto me ish-bashkëshortin e Adrola Dushit dhe bën komentin epik
Fifi mbetet aktive si në ekran ashtu edhe në rrjetet sociale. Ajo gjithnjë tërheq vëmendjen e fansave të saj me postimet që bën në rrjetet sociale.
Së fundmi ajo ka shpërndarë një fotografi në InstaStory me ish-bashkëshortin e modeles Adrola Dushi, Adis Patushin.
“Adis Patushi çfarë dua unë me ty”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij postimi. Ndërkohë, duket se dyshja ruajnë një miqësi të mirë edhe pse kjo është hera e parë që shfaqen bashkë.
Fifi tashmë përveçse një këngëtare e njohur për publikun, njihet edhe si një nga pjesëmarrëset e ‘Big Brother Vip’ dhe fansat nuk mund të mos e pyesinin rreth asaj përvoje.
E pyetur se çfarë do të ndryshoje nëse do kthehej sërish në BBV, 27-vjeçarja thekson se do të merrej më shumë me veten.
“A kishe bërë diçka ndryshe në BB VIP nëse kishe pasur mundësi të kthehesh?”, e pyeti një ndjekës. “Mbase nuk do u kisha dhënë vëmendje disave dhe do merresha me veten më shumë… por edhe nëse përgatitesh në çdo aspekt si emocionalisht si strategjikisht me tipin që kam unë besoj njëjtë do kisha bërë çdo gjë! Pastaj mos të harrojmë, kujdes ju lutem me helmin që lëshoni mbi njerëzit.
Nuk është normale të shpërndajmë kaq shumë negativitet dhe unë që jam jashtë dhe e përfshirë akoma në lojë ndihem keq nga komentet e juaja për çdo njeri në atë shtëpi”, -përgjigjet Fifi.