Çfarë dreqin paska muzika më shumë se aktrimi? Vëllezërit Veshaj i futen këndimit

Vëllezërit nga Vlora, Donald e Romeo Veshaj, janë tashmë kryefjala e mediave rozë. Ata komentohen shumë për çdo dalje publike, por edhe për jetën private.

Së fundmi, Romeo po përflitet për lidhjen e dashurisë me vajzën e Niko Peleshit, me të cilën thuhet se edhe ka nisur bashkëjetesën.

Ndërsa Donaldi është ‘single’, pasi i ka dhënë fund marrëdhënies me moderatoren e njohur Bora Zemani.

Mirëpo, vëllezërit i kanë surprizuar të gjithë pasi mesa duket kanë vendosur t’i futen muzikës.

Ata kanë publikuar promon e videoklipit të tyre të parë, që është realizuar padyshim në Vlorë.

“Shume shpejt, me shume dashuri!”, ka shkruar Donaldi. “Qëndroni gati për diçka të mrekullueshme”, ka shkruar Romeo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Romeo Veshaj (@romeoveshaj)