Çfarë do t’iu ndodhë në gjysmën e parë të Janarit sipas astrologes Katharine Merlin

Priten situata konfliktuese këtë periudhë pas Mërkuri dhe Saturni takohem me Marsin në shenjën kokëfortë të Demit. Në datë 14 Uranusi ndryshon drejtim dhe Afërdita shkon në Bricjap. Por çfarë do t’iu ndodhë sipas shenjës suaj të horoskopit? Le ta zbulojmë në vazhdim!

Dashi – Duhet të tregoheni diplomat dhe nga data 6 të foksuoheni tek planet tuaja financiare. Afërdita në shtëpinë tuaj të karrierës nga data 8 do t’iu bëjë të ktheni vëmendjen nga vetja ndërsa Hëna e re e datës 13 do t’iu heq tensionet që keni.

Demi – Përpiquni të harmonizoheni me të tjerët sepse nga data 6 do nisin konfliktet. Bëni çmos të qëndroni të qetë nga data 9 dhe të duruar e të përmbajtshëm nga data 13. Data 14 do jetë një ditë vendimtare që do t’iu bëjë të lironi nga zinxhirët.

Binjakët – Me planetin tuaj Mërkurin që po kalon nga një pengesë në tjetër, sfida juaj më e madhe është të qëndroni mendjehapur ndaj ideve të reja dhe zgjidhjeve. Në datë 6 është koha të tregoni fuqitë tuaja. Data 14 është favorizuese për marrëveshje të reja.

Gaforrja – Përpiquni t’i rezistoni argumentave pasi pas datës 8 do kuptoni më mirë vlerat themelore të jetës suaj. Çfarëdo që të ndodhë me Hënën e re në datë 13, mos u nervozoni nga vonesat.

Luani – Prisni zhvillime të reja në punë, në plane dhe projekte. Nga data 6 Marsi hyn në shtëpinë tuaj të karrierës. Disa përplasje do jenë të paevitueshme, por nga data 10 do jeni mendjehapur dhe do pranoni ide të reja. Nga data 14 ndiqni intuitën.

Virgjërësha – Plane dhe ide të reja kreative. Nga data 8 do nisni të jetoni jetën më shumë. Nga data 9, 10 do keni mosmarrëveshje, por që do t’iu çojnë në zgjidhje që do jenë shumë të favorshme për ju.

Peshorja – Zhvillime të papritura do t’iu bëjnë të hapni sytë drejt gjërave të reja. Nga data 8 Afërdita do t’iu bëjë të gjeni ngrohtësi në marrëdhëniet personale. Me Marsin që përplaset me Mërkurin nga data 9 gjërat nuk do të jenë të lehta, por Hëna e re nga data 13 do hapë një kapitull të re në shtëpinë dhe jetën tuaj personale.

Akrepi – Nga data 6 vendimet dhe opinionet tuaja do jenë në kundërshtim. Me Saturnin dhe Jupiterin është koha të jepni më shumë për lidhjet tuaja, sidomos nga data 10. Hëna e renga data 13 vë theksin tek komunikimi dhe thyerja e barrierave.

Shigjetari – Zhvillimet në aspektin financiar do t’iu bëjnë të përballeni me disa sfida. Nga data 10 dhe 11 hini të hapur ndaj ideve të reja dhe rimendoni rrugën tuaj. Nga data 13 është koha të bëni rregullime dhe të ecni para. Nga data 14 do të jeni në harmoni.

Bricjapi – Përpiquni të anashkaloni konfliktet nga data 5 e tutje. Në datat 9 dhe 10 do përballeni me fakte, sidomos në aspektin financiar. Lajmi i mirë është se Afërdita do të kalojë në shenjën tuaj në datë 8, që do t’ju bëjë të keni më shumë sharm dhe do t’i japë ëmbëlsi lidhjeve tuaja. Hëna e re në shenjën tuaj në datë 13 iu kërkon të lini punët e pazgjidhshme dhe të ecni para.

Ujori – Me Mërkurin që i bashkohet Plutonit, është koha që të prisni e të shikoni. Nga data 6 duhet të shikoni çështjet në shtëpinë tuaj. Mos kini frikë të ndryshoni mendje nga data 11 ose të merrni vendime të vështira. Kushtojini vëmendje nevojave të të tjerëve.

Peshqit – Vendimet arbitrare që të tjerët do marrin nga data 5 nuk duhet t’i merrni në konsideratë. Me Marsin në datën 6 do ndiheni konfrontues e sidomos nga data 9 akoma më shumë. Për fat të mirë nga data 14 do jeni gati të ndiqni intuitën tuaj.