Çfarë do të ndodhë me Arilenën? Eurovizion merr vendimin për këngët të cilat do të merrnin pjesë këtë vit

Edhe festivali i “Eurovizion” si shumë aktivitete të tjera u shty për vitin tjetër për shkak të Koronavirusit.

Organizatorët e festivalit bënë të ditur fatin që do të kenë artistët që duhej të merrnin pjesë në festival këtë maj.

“Këngët e këtij viti nuk do kenë të drejtë të garojnë kur të mbahet konkursi i vitit të ardhshëm. Shtetet pjesëmarrëse do zgjedhin nëse do përfaqësohen vitin e ardhshëm nga fituesi i këtij viti apo nga një këngëtar tjetër”, thanë organizatorët.

Gjeorgjia, Holanda dhe Spanja tashmë kanë konfirmuar që artistët e tyre do të kthehen vitin e ardhshëm.

Ndërsa në Shqipëri nuk dihet ende nëse do përzgjidhet sërish Arilena Ara apo do zhvillohet konkurs i ri për t’u përfaqësuar nga një tjetër artist.