Çfarë dihet për 41-vjeçarin që i mori zemrën Dua Lipës?
Në mars, qarkulluan ca zëra se Dua Lipa ishte lidhur me regjisorin Romain Gavras dhe më pas, ata u fotografuan në Javën e Modës në Paris, dorë për dore.
Disa ditë më vonë, ata ishin bashkë në festën e organizuar pas eventit të BAFTA-s dhe një burim tha se “dyshja po njihej prej muajsh”, por sigurisht, në mënyrë sekrete. “Ata po e shijojnë kohën bashkë. Dua e di sa e rëndësishme është që të gjesh dikë që të kupton në këtë industri. Ajo ndihet sikur Romain e kupton totalisht. Të dy janë shumë njerëz kreativë”.
E më pas, ata dolën publikisht në tapetin e kuq të “Festivalit të Filmit” në Kanë dhe menjëherë të gjithë sytë ishin mbi Romain Gavras. Meqë jeni shpirtra kuriozë, po ju tregojmë më shumë:
Romain Gavras (41 vjeç) ka lindur në Paris dhe është djali i regjisorit të famshëm grek Costa Gavras, kështu që mund të themi se pasioni për regjinë është pjesë e familjes. Nëse doni të shihni një krijim nga mendja krijuese dhe aftësitë e tij, ju sugjerojmë “Athena” në Netflix.
Gjithashtu, Gavras njihet edhe si regjisori i videoklipeve: “Bad Girls” – M.I.A (Ka fituar edhe çmimin e MTV Video Music në vitin 2012); “Gosh (Version 2)” – Jamie XX, si dhe ndër punët më të suksesshme: “No Church in the Wild” – Jay Z, Kanye West dhe Frank Ocean.
Romain ka qenë i lidhur më parë me Rita Orën, për rreth 6 muaj, por u ndanë për shkak të angazhimeve profesionale. Një burim asokohe u shpreh se ata vijonin të ishin shumë miq. Më pas, Rita u martua me regjisorin Taika Waititi.