Çfarë dhurate më të bukur se kjo mund të merrte Yllka Kuqi për ditëlindje?

Ditën e djeshme, këngëtarja e njohur Yllka Kuqi ka festuar ditëlindjen e saj.

Në këtë 36-vjetor, Yllka ka pasur në krahë dhuratën më të çmueshme, të bijën e saj, Luiza.

“Ditëlindja ime. Dhurata më e bukur përjetë. Shpirti e jeta vetë”, ka shkruar Kuqi krah fotove të vogëlushes veshur me bluzen që uronte mamin.

“Gëzuar ditëlindjen mami Yllka. Unë jam dhurata më e mirë”, shkruhet mbi bluzën e Luizës plot buzëqeshje. E s’ka se si të ketë qenë ndryshe, kjo e qeshur plot dritë duhet të jetë dhurata më e çmuar e këngëtares për këtë vit.

revistawho.com