Çfarë bëjnë vajzat kur ndahen? Ndryshojnë pamjen çdo ditë. Si Tea
Tea është kthyer në personazh sepse publiku zgjodhi ta shohë ashtu dhe tani të rejat nga ajo janë interesante për të gjithë.
Ashtu si ndryshimi i fundit në pamje që ajo ka bërë. Këtë herë ajo ka vendosur zgjatime në flokë dhe i ka lyer në ngjyrë çokollatë të errët. Nga flokët e shkurtër që kemi parë prej muajsh tek Tea, herë bjonde herë karrotë, tashmë duhet të mësoheni me Tean e re.
Ajo u nda nga Bearti dhe që prej atij momenti nuk ka ndaluar së ndryshuari pamjen. Herë ngjyrën e flokëve, herë modelin e tani vjen ndryshimi i radhës.
Po pas kësaj çfarë do ndodhë?/revistawho.com