Çfarë bëjnë djemtë në shtëpi kur mami nuk është? Ua tregon Sinani me Ansin

Çfarë ndodh kur mami nuk është në shtëpi do thoni ju? Ose më mirë ta bëjmë pyetjen ndryshe, çfarë ndodh kur në shtëpi mbeten dy djem? Jua themi ne, sepse në fakt na i zbuloi Andrra me një video në llogarinë e saj.

“Mami ti sot je tek doktori, unë do ha çfarë të më teket mua me babin. Ti nuk je këtu”, ka pohuar Ansi gjithë qejf në një video ku ndodhet krah babi Sinanit.

“Bëni qejf bëni”, ka shkruar Andrra krah videos, pasi momentalisht ndodhet ende në spital pas ardhjes në jetë të fëmijës së dytë të çifitit, i cili ishte djalë dhe vendosën ta quajnë Ayan.

Një pyetje kemi ne për djemtë e faqes, po ju a bëni të njëjtën gjë kur s’keni njeri t’ju kontrollojë e t’ju rrijë mbi kokë?