Çfarë babai është Burak Ozçivit? Na e tregon bashkëshortja e tij
Burak Ozçivit është një nga aktorët më të mirë turq e më të suksesshëm, shumë i pëlqyer nga publiku turk, shqiptar e më gjerë. Aktori është i martuar dhe ka një djalë, Karanin. Si aktor e dimë që është shumë i talentuar, po si baba? Bashkëshortja e Burakut, Fahriye ka treguar së fundmi në intervistën për revistën “Instyle Turkey”, se ai është një baba shumë i përkushtuar dhe i dashur.
“Burak është një baba shumë i mirë. Ai është shumë i dashur, i kujdesshëm dhe arrin ta kuptojë Karanin e nevojat e tij. U bë më i ndjeshëm pasi u bë baba”-tha Fahriye.
Ndërsa për veten ajo tha: “Mëmësia është një gjë kaq e bukur sa të bën ta harrosh lodhjen. Kam ndryshuar pasi u bëra nënë. Jam bërë më e kuptueshme, më e ndjeshme, më e duruar. Karan ka ndryshuar jetën time”.