Çështja e portës/ Alban Hoxha qëndron, por ja kush do ta marrë në dorëzim katërkëndëshin e Partizanit
Ndryshe nga viti i shkuar, kur Hoxha ishte titullar i padiskutueshëm në kampin e kuq, në sezonin e ardhshëm gjërat duket se do të jenë ndryshe.
Kapiteni aktualisht është pa një kontratë me klubin e kuq, por ai vazhdon përgatitjet me skuadrën në Slloveni. Në kthim pritet që të ulet me drejtuesit për të diskutuar një marrëveshje të re, që pritet të jetë njëvjeçare. Gjithsesi, me shumë mundësi ka një pakt mes drejtuesve dhe portierit për rolin e tij në ekip.
Sigurisht, ai do të vazhdojë të jetë një lider në skuadër, por kuadratin me shumë mundësi do t’ia dorëzojë Rexhepit, i cili do të jetë edhe pasuesi i 34-vjeçarit, që është pjesë e Partizanit që nga viti 2013. Gjithsesi, për Hoxhën ka interes edhe nga Kosova dhe derisa nuk do të ketë një firmë zyrtare, e ardhmja te të kuqtë nuk është 100% e sigurt.
Nga ana tjetër, Rexhepi është një nga mundësitë më të mira që ofron tregu ynë. Shkëndija vendosi ta linte të lirë 25-vjeçarin, që zgjodhi Partizanin për të vijuar karrierën, pas dy sezonesh në Korçë te Skënderbeu.
PANORAMASPORT.AL