CEO në një kompani të njohur, njihuni me të dashurin e Afronës
Prej kohësh dyshohet se Afrona Dika është në një lidhje të re.
Për këtë pjesë, ajo na ka treguar tërthorazi përmes postimeve.
Dihet që i dashuri i saj nuk është shqiptar dhe quhet James.
Por kush është e çfarë bën biondi që i ka marrë zemrën bukuroshes?
Ai është një nga dizajnerët më të mirë të enterierëve në Zvicër. Bashkë me partnerin e tij të biznesit, ai ka ndër studiot më të njohura në Zvicër.
James i cili është drejtor i përgjithshëm i kompanisë ka studiuar në shkollën e Artit dhe Dizajnit Industrial të Zurich. Për disa vite, ka punuar në Londër.
Nuk dihet se kur saktësisht ka ndodhur shkëndija e dashurisë së tij dhe Afronës mirëpo çfarë dihet sigurt është se gjërat mes tyre po shkojnë për mrekulli, të paktën një herë për një herë. /Prive.al