Centrali i Çernobilit pëson “errësim të plotë”, jepet alarmi për katastrofë nga rrezatimi

Impianti bërthamor i Çernobilit ka pësuar një “errësim të plotë”, duke shkaktuar frikë nga katastrofa e rrjedhjes së rrezatimit, pasi Rusia pushtoi vendndodhjen dhe mori në kontroll centralin, shkruan “The Sun”.

Operatori shtetëror i rrjetit energjetik në Ukrainë ka thënë se centrali, i cili u mor nga forcat ruse muajin e kaluar, tani nuk ka furnizim me energji elektrike.

“Për shkak të veprimeve ushtarake të pushtuesve rusë, centrali bërthamor në Çernobil u shkëput plotësisht nga rrjeti elektrik. Stacioni bërthamor nuk ka furnizim me energji elektrike. Aksionet ushtarake janë në betejë, kështu që nuk ka mundësi për të rivendosur linjat. Qyteti Slavutich është gjithashtu pa furnizim me energji”, njoftojnë autoritetet ukrainase.

Kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës, Energoatom, tha se mungesa e energjisë në Çernobil rrezikon të dërgojë substanca radioaktive në ajër, sepse centrali nuk mund të ftohë karburantin e harxhuar bërthamor. Sipas kësaj kompanie, “puna për të riparuar lidhjen dhe rivendosur energjinë në central, që është pushtuar nga rusët, nuk ka qenë e mundur, sepse luftimet vijojnë ende”.

Nga ana tjetër, ministri i Energjisë i Ukrainës, Herman Halushchenko, u shpreh se autoritetet ukrainase nuk e dinë se cilat janë nivelet e rrezatimit aktualisht në centralin bërthamor.

(BalkanWeb)