Celine Dion “rrëmben” vendin e parë në Billboard pas një dekade
Ka më shumë se 1 dekadë që këngëtarja e famshme Celine Dion nuk ka kryesuar asnjë klasifikim muzikor në SHBA.
Tashmë ka ardhur koha që kjo gjë të ndryshojë pasi 51-vjeçarja sapo ka rrëmbyer kreun e “Billboard Hot 200” me albumin e saj të ri “Courage”.
Ky album ka shitur plot 113.000 kopje në Shtetet e Bashkuara vetëm në javën e parë të publikimit duke risjellë sërish në vëmendjen e publikut zërin e saj të veçantë e plot stil.