Celine Dion flet për lidhjen romantike me balerinin seksi: U afruam si miq, por evoluam…

 

Këngëtarja me famë botërore, Celine Dion, u është përgjigjur të gjitha kritikave për peshën dhe mashkullin e ri që ka hyrë në jetën e saj, pas vdekjes së bashkëshortit.

Celine-Dion-4

 

 

Duke folur për “The Sun”, 50-vjeçarja u shpreh se stili i veshjes dhe pesha e saj janë kritikuar. “Nëse më pëlqen, nuk dua të flas për këtë. Mos u shqetësoni, mos bëni foto. Nëse ju pëlqen, do të jem aty. Nëse nuk ju pëlqen, më lini rehat”, është shprehur Celine.

Gjithashtu këngëtarja e famshme ka folur edhe rreth thashethemeve se është lidhur me balerinin seksi Pepe Munoz. Javët e fundit, Celine është fotografuar në praninë e tij.

Celine-Dion-2

Më herët, ata të dy e kanë mohuar këtë romancë që mund të ketë, por Celine ka treguar përse “miku i saj i mirë” e bën të ndihet e sigurt dhe në formën më të mirë.

“Po, ka një mashkull tjetër në jetën time, por jo mashkulli i duhur në jetën time. Ne u afruam menjëherë si miq, evoluam … por le të mos përziejmë gjithçka”, ka thënë Dion.

Celine-Dion-3

Kjo e fundit ka shtuar gjithashtu se nuk i vjen keq për lajmet, pasi Pepe është i bukur dhe ai është shoku i saj më i mirë.

“Kur them që unë jam vetëm, ju lutem më lini të qetë. Ne jemi shokë të mirë. Sigurisht që përqafohemi dhe kapemi për dore dhe dalim, kështu që njerëzit e shohin këtë. Dua të them, ai më jep dorën për të dalë”, ka përfunduar ajo.

Celine-Dion-5

Ndërkohë kujtojmë se bashkëshorti i këngëtares, Rene Angelil, ndërroi jetë tre vite më parë nga kanceri, në moshën 73-vjeçare. Duke iu referuar bashkëshortit të ndjerë, Celine shprehet se “ai është njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë”.

Madje ajo ka zbuluar se ai ishte i vetmi njeri që kishte puthur ndonjëherë dhe zbuloi talentin e saj kur ishte 12 vjeç.