“Ç’e ke gjithë këtë vrap, o qyq?”- Flutura Açka shpërthen ndaj Veliajt: Asgjë nuk do marrësh me vete. Do mbahesh mënd si…
Shkrimtarja e njohur, Flutura Açka ka shpërthyer ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke thënë se ky i fundit do mbaj gjithmonë damkën e shembësit të Teatri Kombëtar.
Me tone të ashpra, Flutura Açka ka theksuar se Veliaj mund të ndërtojë një teatër të ri, por sipas aj emri i tij do të jetë nga sot e tutje si “pështymore”.
Ç’e ke gjithë këtë vrap, o qyq? Asgjë nuk do të marrësh me vete, ta siguroj unë, veç damkën e shembësit të Teatrit Kombëtar dhe shqyesin e zemrës dhe të kujtesës së Tiranës.
Mund të ndërtosh një teatër të ri, por gëzimi yt dhe i të ngjashmëve të tu, do të jetë një stoli e ftohtë, së cilës do t’i gëzohesh vetëm në burgun tënd moral. Emri yt nga sot e tutje do të jetë një pështymore!”, thekson Açka.
Mbajeni mend këtë fytyrë!Ç'e ke gjithë këtë vrap, o qyq? Asgjë nuk do të marrësh me vete, ta siguroj unë, veç damkën e…
Geplaatst door Flutura Açka op Zondag 17 mei 2020