Ç’do ndodhë me garderobën dhe bizhuteritë e Mbretëreshës?
Me vdekjen e mbretëreshës Elizabeth II, e gjithë bota është në zi, dhe njerëzit kanë shumë pyetje – përfshirë vendin ku do të qëndrojnë tani veshjet e mbretëreshës dhe koleksioni i bizhuterive. Ndërsa nuk ka asnjë protokoll zyrtar për çdo pjesë të garderobës së saj, ka disa të dhëna se ç’mund të ndodhë me to, bazuar me ngjarje të ngjashme në vitet e kaluara.
Sipas Brian Hoey, autor i “Not In Front of the Corgis”, mbretëresha ua jepte rregullisht rrobat e saj të vjetra njerëzve që e ndihmonin të vishej. Më pas, ata mund t’i mbanin rrobat, t’i vishnin ose t’i shisnin. Hoey vëren se nëse veshjet shiteshin, blerësit nuk mund ta dinin që rrobat vinin nga Madhëria e Saj. Etiketat hiqeshin për t’u siguruar që askush të mos e dinte se e kishin origjinën nga pallati Buckingham.
Sa i përket bizhuterive, Bizhuteritë e Kurorës së Mbretërisë së Bashkuar (Crown Jewels of the United Kingdom) janë 142 objektet ceremoniale mbretërore që mbahen në Kullën e Londrës. Ato mbeten në koleksionin mbretëror dhe i kalohen monarkut të ardhshëm. Megjithatë, Elizabeth kishte më shumë se 300 bizhuteri në koleksionin e saj personal, përfshirë 98 karfica, 46 gjerdanë, 37 byzylykë, 34 palë vathë, 15 unaza, 14 ora dhe 5 varëse. Këto bizhuteri ishin kryesisht dhurata nga personalitetet dhe krerët e shteteve që vizitonin monarkët dhe zakonisht mbaheshin gjatë rasteve zyrtare.
Nëse mbretëresha nuk ka lënë udhëzime të qarta, nuk dihet se çfarë do të ndodhë me secilën bizhuteri, por duket se një artikull nga koleksioni i saj i ka kaluar tashmë Kate Middleton. Më 14 shtator, ajo u fotografua e veshur me një prej karficave të monarkes së ndjerë, ndërsa merrte pjesë në një shërbim për nder të mbretëreshës në Westminster Hall.
Kjo nuk ishte hera e parë që Middleton mban bizhuteri të një anëtari të familjes mbretërore. Ajo kishte veshur një palë vathë me perla të princeshë Diana-s gjatë të njëjtës dalje.
Sipas Marie Clarie, princesha e ndjerë ka deklaruar në mënyrë specifike se donte që koleksioni i saj personal i bizhuterive t’u kalonte grave të ardhshme të djemve të saj.
Burimi: In Style
Anabelmagazine