“Çdo konflikt politik zgjidhet në mënyrë paqësore”- E dashura ruse e reperit Don Xhoni ka një mesazh për shtetin e saj: Urrejtja është marrëzi
Situata mes Rusisë dhe Ukrainës është mjaft e tensionuar dhe duket se nuk po gjen një zgjidhje, pavarësisht tentativave për ndërmjetësim. Ndërkohë, Kosova duket se mbështet Ukrainën pas një postimi të bërë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Në lidhje me tenisonet mes shtetve ka reaguar edhe e dashura ruse e reperit kosovar, Don Xhonit.
Ajo ka postuar në Instastory një shkrim ku shpreh se shteti i saj mund të zgjidhë çdo konflikt politik në mënyrë paqësore dhe jo me luftëra. Ndër të tjera ajo ka shkruar se për këtë arsye nuk ka asnjë ndalim qarkullimi nëpër botë ku ka prekur edhe shtetin shqiptar dhe serb.
“Unë mendoj se çdo person mbron të drejtat dhe vendin e tij. Por duke pasur parasysh situatën në vend, urrejtja është marrëzi. Rusia konsiderohet si vendi më i madh në botë. Çdo konflikt politik zgjidhet në mënyrë paqësore, jo me luftëra. Kjo është arsyeja pse ne mund të lëvizim në botë pa asnjë ndalim qarkullimi. Qoftë Shqipëria apo Serbia. Unë nuk e konsideroj këtë temë për të diskutuar pikëpamjet e mia për jetën. Rusia luftoi me Gjermaninë për 4 vite. Ne e fituam këtë luftë, por çdo gjerman është i mirëpritur në vendin tonë. Qielli i qetë mbi kokën tuaj duhet të jetë çdo kund. Kjo është gjithçka që doja të them”, shkroi ajo
Modelja ruse ka treguar më parë se është e dashuruar me kulturën shqiptare. Madje Lirey ka nisur leksionet për të mësuar gjuhën shqipe. Në një postim të sajin në Instagram, ajo shkruan se mund të flasë rrjedhshëm 13 gjuhë, kështu që shqipja do të jetë e 14-ta.