Çdo gjë mori fund? I dërgojnë foto të tij me këngëtaren e njohur, Jasmina Kadriu shpërthen kundër Andi Artanit: Ja fytyra e vërtet e një mashkulli…

Andi Artani dhe Jasmina Kadriu i gëzuan të gjithë fansat e tyre kur vendosën të dilnin bashkë nga “Për’puthen” për t’u njohur më shumë larg syrit të publikut.

Kushti i vetëm i produksionit ishte që pas një muaji të dy konkurrentët të ktheheshin në program për të treguar se si ka avancuar marrëdhënia e tyre.

Mirëpo, duket se gjërat mes çiftit nuk kanë shkuar mirë dhe ata nuk janë më bashkë. Si Andi, ashtu edhe Jasmina, kanë fshirë të gjitha fotot që kishin me njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe për më

Sikur kjo të mos mjaftonte, ndjekësit përkatës të tyre në rrjete sociale shpesh i etiketojnë në foto apo video të ndryshme, madje luajnë edhe rolin e “detektivit” për të zbuluar se me kë del njëri apo tjetri.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Jasminës, të cilës i kanë dërguar një oto, në të cilën shihet Andi dhe Diona, këngëtarja që e zgjodhi si protagonist në videoklipin e saj muzikor, duke u argëtuar edhe nën shoqërinë e disa miqve.

Kadriu e ka publikuar këtë imazh në Instastory dhe krahas tij shkroi:

“Boll më pyetët se çfarë bën Andi e nga është Andi. Durova të dal si femër e fiksuar para një Shqipërie, ndërkohë që duket kush shkon mbrapa femrës së gabuar.

Dje ka qenë i ftuar në ditëlindje (i referohet ditëlindjes së ish-konkurrentit Fation Kuqari), por ka ikur direkt drejt Vlorës për t’i ardhur në ndihmë ‘shoqes’ që e ka njohur vetëm kur i ka shkruar për ta marrë si imazh.

Nuk kam folur e nuk kam hapur kësi temash, sepse personi në fjalë takohej me mua dhe më bënte të dukesha si e çmendur për këto ‘mendime’. Dje, ua them sinqerisht, po e prisja t’u dilnin fotot dhe ja ku ma nxorrët fytyrën e vërtetë të mashkullit ‘të dashuruar’.

Njeriu i fundit që do të doja t’ia hiqja maskën publikisht, por si fillim ai s’duhej të kishte maskë me mua. Sa për këtë ‘femrën’, bota është rrumbullak, sot unë, nesër ti.

Edhe po, jam duke i dhënë prapë rëndësi publike dhe kushdo që do dojë të kthejë përgjigje jam e hapur për çdo ballafaqim! Edhe pse s’ka gojë njeri të më flasë. Gjithsesi ju pres.

Edhe ju lutem, mos më bëni më tag nëpër video e foto me të. Ju puç”, ishte sqarimi i Jasminës për të gjithë publikun.

Edhe para se çifti të dilnin nga “Për’puthen”, Jasmina nuk e konsideroi të përshtatshme afrimitetin që Andi kishte krijuar me Dionën vetëm për shkak të pjesëmarrjes në videoklipin e saj.

Pnorama.al