“Çdo ditë zgjohem mirënjohëse”, Sara ndan me të gjithë foton e veçantë me Roman
Trashëgimtarja e “Top Channel”, Sara Hoxha, është një prej personazheve publik më të komentuar. Së fundmi ajo është bërë nënë për herë të dytë, e ka sjellë në jetë një djalë të quajtur Roman. Sara e ka pranuar shpeshherë se mëmësia është tepër e lodhshme dhe sakrifikuese por shumë e bukur. Ditën e sotme ajo ka publikuar një foto në ‘Instagtam’ me djalin e saj 2-javësh i cili shihet mbështetur në kraharorin e saj.
“Dy javë si familje prej 4 pjesëtarësh. Kanë qenë dy javë të lodhshme, pa gjumë, dhimbje fizike, dyshime mbi veten por më e rëndësishme, me shumë dashuri. Çdo ditë zgjohem mirënjohëse për familjen time”, shkruan ajo në foton e publikuar. Sara është bërë nënë në moshë të re por duket se po e shijon shumë këtë rrugëtim me bashkëshortin e saj si dhe dy djemtë, London dhe Roman.