Ç’do bënte Fedez pa Chiara Ferragnin? Epo vendin e dytë në Sanremo nuk do e merrte dot!

Fedez dhe Michielin konkuruan në Sanremo dhe arritën të dalin të dytët në renditjen finale, vetëm falë Chiara Ferragnit. Por si ndodhi kjo?

Bloggerja publikoi një video ku ju kërkoi 23 milionë ndjekësve të saj të votojnë për Fedez dhe gjejeni çfarë? Vetëm falë promovimit të saj, reperi dhe kolegia e tij u ngritën nga mesi i tabelës e dolën në krye me plot 14 vende përparësi. Video e Chiarës u ndoq nga një sërë videosh dhe fotosh të tjera ku shfaqej edhe i vogli i tyre Leo.

Pas përfundmimit të spektaklit nga disa konkurentë u kërkua anullimi i rezultatit për faktin se ndërhyrja e mediave sociale sipas tyre nuk duhet lejuar, por Fedez as nuk u shqetësua fare nga këto fjalë. Ai u përgjigj fare thjesht: “Çfarë prisja unë nga gruaja ime? Ajo është bashkëshortja ime, sigurisht që do e mbështesë burrin e saj”./revistawho.com