Catherine Zeta-Jones: “Më ka ardhur në majë të hundës, s’dua të jem më e përulur”


Catherine Zeta-Jones deklaroi se i ka ardhur në majë të hundës modestia. Në një intervistë për “Daily Mirror”, aktorja e famshme tha: “Nuk dua të jem më e përulur. Më ka ardhur në majë të hundës modestia. Nuk dua të ndihem në faj që jam e pasur, që jam martuar me një yll kinemaje si Michael Douglas, që jam e bukur… Nuk ka më nga këto”, shkruan Top Channel.“Kam dy fëmijë të bukur dhe një bashkëshort të mirë e të shëndetshëm. Po shkon gjithçka mirë dhe nuk kam pse të jem e përulur për këtë”, shtoi aktorja nga Uellsi.