
Carla Bruni rikthehet në pasarelë në moshën 54-vjeçare
Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se këngëtarja Carla Bruni është rikthyer sërish në pasarelë si modele.
Carla ka bashkëpunuar me shtëpinë e famshme franceze të modës Balmain, pesë muaj pas paraqitjes së saj në Javën e Modës në Paris.Lajmi u konfirmua nga vetë këngëtarja e cila përmes rrjetit të saj social Instagram publikoi disa foto nga fushata e re reklamuese e Balmain.