Carla Bruni flet për plakjen: Në moshën 50-vjeçare fillon dhe bëhesh femër
Ish zonja e parë e Francës Carla Bruni, në një intervistë për “Vogue”, ka folur rreth albumit të saj të ri muzikor dhe për plakjen.
Ish modelja ka treguar se nuk i trembet më faktit që nuk është e re si dikur.”Besoj se në moshën 50-vjeçare më në fund bëhesh femër.
Ajo vajzë e re është zhdukur patjetër, dhe ajo ishte atje deri në 50-vjetorin e lindjes, por ju prapë mund të kërceni si një adoleshente brenda. Kur arrin këtë moshë shoqëria ju tregon se tashmë jeni plakur dhe shansi i fundit për të qenë një vajzë e re, është zhdukur”, u shpreh Carla.
Bruni nisi karrierën e saj si modele dhe së shpejti, së bashku me Naomi Campbell, Claudia Schiffer, Cindy Crawford, u bë një nga supermodelet e viteve ’90.Në vitin 2002 publikoi albumin e parë dhe më vonë u martua me Nicolas Sarkozy, ku u bë dhe zonja e parë e Francës.